Tentim vrasje në Strellc të Deçanit
Një përleshje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit. Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se dy persona janë përleshur dhe më pas njëri prej tyre e ka goditur me veturë tjetrin. Gashi ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet […]
Një përleshje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se dy persona janë përleshur dhe më pas njëri prej tyre e ka goditur me veturë tjetrin.
Gashi ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.
“Stacioni policor në Deçan është njoftuar për një aksident në fshatin Strellc. Kur kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë kuptuar se ka të bëjë me një përleshje mes dy personave në një lokal, pastaj kanë dalë jashtë dhe njëri prej tyre e ka goditur tjetrin me veturë dhe është larguar. Nuk kemi informacione për të vrarë. Tash janë njësitet policore atje dhe e shohin se çka ka ndodhë”, ka thënë Gashi për Gazetën Express.
Lidhur me rastin Dukagjini ka tentuar të marr një përgjigje edhe nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, por deri në publikimin e këtij lajmi i njëjti nuk është përgjigjur.















