Tentimi i 41-të për konstituimin e Kuvendit
Përpjekjet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojnë këtë enjte, ku do të mbahet seanca e 41-të me radhë, pas zgjedhjeve të parakohshme të 9 shkurtit. Edhe pse kanë kaluar katër muaj nga zgjedhjet, deputetët nuk kanë arritur ende të zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe të nisin punën e legjislativit. Dështimi i fundit […]
Përpjekjet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojnë këtë enjte, ku do të mbahet seanca e 41-të me radhë, pas zgjedhjeve të parakohshme të 9 shkurtit.
Edhe pse kanë kaluar katër muaj nga zgjedhjet, deputetët nuk kanë arritur ende të zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe të nisin punën e legjislativit.
Dështimi i fundit ndodhi të martën, më 1 korrik, kur partitë opozitare – PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe – sërish refuzuan të propozojnë anëtarë për komisionin që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin, duke e cilësuar këtë formë votimi si jokushtetuese.
Kjo situatë ka mbetur pezull pavarësisht aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të shpallur më 26 qershor, e cila ua cakton deputetëve një afat 30-ditor për konstituimin e Kuvendit – afat që skadon më 26 korrik.
Përplasjet për mënyrën e votimit kanë bllokuar procesin për më shumë se dy muaj, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje – që përfaqësohet nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari – këmbëngul se votimi i fshehtë është legjitim dhe i bazuar në rregulloren e Kuvendit.















