Tërnava: S’mund të ketë cenim të sigurisë në veri, Serbia e di që sigurinë e Kosovës e ruan KFOR-i

Zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me targat e automjeteve që nuk janë konvertuar parasheh vërejtje e më vonë edhe gjoba për ata që nuk e zbatojnë kërkesën. Njohësi i sigurisë Tërnava nuk parasheh ndonjë mundësi për përshkallëzim të situatës në veri të Mitrovicës

Njohësi i sigurisë, Hajrullah Tëranava në studion e "FIVE"

Njohësi i sigurisë, Hajrullah Tërnava ka thënë se nuk mund të ketë cenim të sigurisë në Veri të Mitrovicës dhe se shteti serb e di që Republika e Kosovës ruhet nga forcat e  KFOR-it.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me targat e automjeteve që nuk janë konvertuar nga ato ilegale në ato RKS, tashmë ka hyrë në fuqi. Zbatimi i këtij vendimi do të bëhet në tri faza, që fillimisht parashihen vërejtjet, ndërsa pas tri javëve edhe gjoba për ata që nuk e zbatojnë kërkesën.

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, lidhur me gjobat me dhënien e të cilave do mund të shkaktohej një “cenim potencial i sigurisë”, Tërnava ka thënë se nuk beson që të njëjtat të ndodhin.

“Unë mendoj se s’mund të ketë cenim të sigurisë. Është një lloj lufte speciale dhe mendoj se kryeministri Kurti, jam i bindur se nuk e ka marrë këtë vendim krye në vete pa u konsultuar me të tjerët. Gjuhën diplomatike është e vështirë t’a kuptoj qytatari i rëndomtë, e kuptojnë ata që janë drejtë për drejtë në bisedimet diplomatike me ata që u japin urdhëra apo janë kompentent të flasin me kryeministrin tonë”, ka deklaruar ai.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se me urdhër të presidentit Aleksandër Vuçiq, ushtria e Serbisë është ngritur në “nivel gatishmërie” për shkak të situatës në Kosovë.

Vuçeviq: Ushtria e Serbisë në gatishmëri për shkak të situatës në Kosovë

Lidhur me deklaratën, Tërnava ka thënë se qëndrimi i Serbisë përball Kosovës ka qenë gjithmonë konfliktuoz dhe si i tillë, është Vuçiq ai i cili dëshiron të tregojë qëndrimin e tij nacionalist popullit serb.

Sipas tij, ky kërcënim do të bindë popullin serb se ai qëndron prapa këtyre fjalëve dhe populli serb mos të ka ndonjë frikë sepse ka prapa vete shtetin e Serbisë.

“Serbia luan lojëra por kurrsesi nuk mund të vie deri në konfliktin luftarak, e di se sigurinë e Kosovës e ruan KFOR-i, që është pjesë e NATO-së”, ka deklaruar Tërnava.

Krahas kësaj, Tërnava ka thënë se shteti serb është i vetmi përkrahës i Rusisë në luftën kundrejt Ukrainës.

Hyn në fuqi vendimi i ri për targat, gjendje e qetë në Veri

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika