Tetë mijë euro shpërblim për boksieren Sadiku pasi fitoi medaljen e bronztë evropiane

Boksierja, Donjeta Sadiku, kishte arritur të sigurojë medalje evropiane në çerekfinalen e boksit të Kampionatit Evropian, nga kjo fitore ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku, i ka bërë shpërblim Sadikut 8 mijë euro

Boksierja Donjeta Sadiku dhe ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku





Boksierja Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të boksit që u zhvillua para dy javësh duke rikthyer kështu një medalje evropiane pas 35 vjetësh në Kosovë.

Po ashtu, kjo është medalja e parë evropiane për Federatën e Boksit të Kosovës për rangun elitar.

Sadiku për këtë sukses është pritur të mërkurën nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i cili ka thënë se sukseset e saj janë shumë frymëzuese.

“Donjeta Sadiku, pas medaljes botërore, tash me të bronztën evropiane dhe me plot vendosmëri edhe drejt medaljes olimpike. Gjithmonë janë shumë frymëzuese dhe të japin motiv shtesë takimet me sportistet tona që me angazhimin e tyre po na bëjnë krenarë të gjithëve”, ka shkruar Çeku në rrjetin social Facebook.

Boksierja Donjeta Sadiku, trajnerja  Marjola Sallauka dhe ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku

Çeku nëpërmjet këtij postimi ka bërë të ditur se Donjeta Sadikut i është ndarë shpërblimi prej 8 mijë eurove, ndërsa 4 mijë të tjera i janë ndarë trajneres së saj Marjola Sallauka.

“I urova për medaljen e re që i sollën shtetit tonë, të bronztën në Kampionatin Europian, ndërsa i ndamë shpërblimin në vlerë prej tetë mijë euro për Donjetën dhe katër mijë euro për trajneren, Marjola Sallauka, bazuar në rregulloren për shpërblime të sportistëve, të cilët arrijnë rezultate kulminante në gara ndërkombëtare.”, ka shkruar më tutje i pari i MKRS-së.

Donjeta Sadiku, arriti ta mundë në çerekfinale rumunen, Andrea Loredana Marin. Me këtë fitore, ajo kaloi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të boksit, i cili është mbajtur  në Budva të Malit të Zi.

Ndërsa, boksierja Sadiku në maj të këtij viti, ka fituar medaljen e bronztë në Botërorin që është mbajtur në Turqi.

Ndërkaq, Lojërat Olimpike Verore “Parisi 2024”, mund të jenë synimi i radhës për Sadikun.





Donjeta Sadiku ka siguruar medalje evropiane në çerekfinalen e boksit

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika