Tetëmbëdhjetë të burgosur ikin nga burgu në Kashmir

Tetëmbëdhjetë të burgosur, përfshirë disa të dënuar me vdekje, kanë ikur nga një burg në rajonin e kontestuar Kashmir në Himalaje, njoftuan zyrtarët pakistanezë më 1 korrik.

Shefi i policisë lokale, Riaz Mughal, tha se njëri nga të burgosurit u vra pasi u qëllua gjatë ikjes nga burgu Rawalakot një ditë më parë.

Udhëheqësi i burgut dhe disa oficerë të tjerë janë shkarkuar nga detyra.

Mughal tha se gjashtë nga të burgosurit ishin të dënuar me vdekje, ndërsa tre të tjerë po vuanin dënime me burgim të përjetshëm.

Ikje të tilla nga burgu janë të rralla në Pakistan, tha ai.

Zyrtarët thonë se njëri nga të burgosurit ishte i pajisur me revole, e cila u përdor për ta nënshtruar një roje dhe për t’ia rrëmbyer çelësat për hapjen e qelive./REL

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika