Themelohet Shoqata Kosovare për Obezitet me kryetare Prof.Dr. Venera Berisha Muharremi
Në kuadër të kongresit evropian për obezitetin ECO2026, është themeluar Shoqata Kosovare për Obezitet (SHKO), me kryetare Prof. Dr. Venera Berisha Muharremi. Lajmi u bë i ditur gjatë Kongresit të 33-të të European Association for the Study of Obesity, ku Kosova po merr pjesë me prezantime shkencore dhe synon të bëhet pjesë zyrtare e rrjetit […]
Në kuadër të kongresit evropian për obezitetin ECO2026, është themeluar Shoqata Kosovare për Obezitet (SHKO), me kryetare Prof. Dr. Venera Berisha Muharremi.
Lajmi u bë i ditur gjatë Kongresit të 33-të të European Association for the Study of Obesity, ku Kosova po merr pjesë me prezantime shkencore dhe synon të bëhet pjesë zyrtare e rrjetit evropian për studimin e obezitetit.
Sipas Muharremit, synimet e shoqatës janë avancimi shkencor dhe profesional në fushën e obezitetit, përmirësimi i shëndetit publik në Kosovë dhe rrjetëzimi i mjekëve kosovarë me ekspertët evropianë.















