Therrja në Veri të Mitrovicës, policia jep detajet

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin, ministri Sveçla kishte deklaruar se tashmë ekzistojnë dyshime të bazuara se dorasi me nacionalitet serb, është edhe pjesëtar i strukturave paralele kriminale të Serbisë

Policia e Kosovës

Ishte ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ai i cili bëri të ditur se dy qytetarë të nacionalitetit serb kishin mbetur të plagosur mbrëmjen e së enjtes, në Mitrovicën e Veriut.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Rr. ‘Lola Ribar’, Mitrovicë Veri, 02.03.2023 – 17:00. Raportohet se viktimat meshkuj kosovarë janë sulmuar me thikë nga i dyshuari. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës Veri, dhe, sipas mjekut përgjegjës, janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.

Ndër të tjera, lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Sveçla kishte deklaruar se tashmë ekzistojnë dyshime të bazuara se dorasi me nacionalitet serb, është edhe pjesëtar i strukturave paralele kriminale të Serbisë.

“Njësitet relevante policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti, i cili është po ashtu i nacionalitetit serb, pjesëtarë i strukturave paralele kriminale të Serbisë. Njësitet policore do t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që dorasi apo dorasit e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e tij.

Therje në veri të Mitrovicës, Sveçla: Dorasi pjesëtar i strukturave kriminale të Serbisë

Rasti vazhdon të hetohet.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika