“Thirrje për rezistencë”, policia nis hetimin për fletushkat në veri

Policia e Kosovës ka hapur rast për thirrje për rezistencë, për fletushkat e shpërndara të hënën në veri të vendit me udhëzime se “s’i t’u kundërvihet Policisë së Kosovës dhe administratës komunale”

Policia e Kosovës në veri (Fotografi nga arkivi)

Disa fletushka të një organizate të re “Mbrojtja Popullore” janë shpërndarë të hënën në veri të vendit, në të cilat janë dhënë udhëzime për “t’iu kundërvyer Policisë së Kosovës dhe administratës komunale”.

Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka hapur rast për thirrje për rezistencë.

Fletushkat me udhëzime të detajuara për serbët janë zbuluar në mbrëmje pas protestës së pensionistëve të zhvilluar në veri të vendit gjatë ditës së hënë.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka konfirmuar se hetimi është hapur pasi broshurat janë shpërndarë gjatë dhe pas protestës, dhe se ende nuk ka të dyshuar ose të arrestuar.

“Dyshojmë se dje gjatë dhe pas protestës këto broshura janë shpërndarë dhe ne kemi hasë në to më vonë. Pas konsultimit me prokurorin e Prokurorisë Speciale është hapë rasti thirrje për rezistencë dhe nxitje e urrejtjes. Nuk ka të dyshuar e as të arrestuar”, ka thënë Elshani për Dukagjinin.

Fletushkat, që mbajnë emrin e organizatës “Mbrojtja Popullore”, udhëzojnë serbët të përdorin mjete të dhunshme kundër Policisë së Kosovës, duke përfshirë gjuajtjen me kokteje molotovi dhe goditjen me shuplakë shërbyesish komunalë.

Gjithashtu, ato ofrojnë udhëzime detajuar se si të thyhen veturat e policisë dhe si të përgatitet kokteji i molotovit.

“Kur policia arreston dhe ngacmon serbët siguroheni t’i mbroni ata kundër terrorit. Rezistenca nis tash. Do të vazhdojë ‘Mbrojtja Popullore’”, shkruan në fletushkë.

Fletushkat janë bërë publike në mbrëmje, ndërsa siç ka thënë Policia e veriut, dyshimet janë se ato janë shpërndarë gjatë ditës, gjatë protestës së pensionistëve mesditën e së hënës.

Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se “persona të panjohur nëpër hyrje të ndërtesave dhe rrugë të ndryshme kanë shpërndarë fletushka që lidhet me veprën e “nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, fetar, racor, etnik”. Rasti është duke i hetuar”.

Lexo edhe: Policia e Kosovës: Protesta në veri përfundoi pa incidente, morën pjesë rreth 1 mijë e 800 persona

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika