Policia e Kosovës: Protesta në veri përfundoi pa incidente, morën pjesë rreth 1 mijë e 800 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se protesta e qytetarëve serbë, të cilët janë kundër vendimit të fundit të BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit si mjet pagese, ka përfunduar pa incidente

Protestuesit serbë në sheshin e Mitrovicës së veriut, foto Sylejman Sylejmani RTV Dukagjini.

Policia e Kosovës, lidhur me protestën e mbajtur këtë të hënë në sheshin e Mitrovicës së Veriut, ka njoftuar se me kohë ka ndërmarrë masat e nevojshme policore me qëllim të ofrimit të sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të protestës.

“Ashtu siç parashihet me ligjin mbi tubimet publike, protesta ka qenë e paralajmëruar nga organizatori, e që në këtë rast ka qenë shoqata e pensionistëve si dhe parimisht ishte marrë pëlqimi nga autoritetet komunale për shfrytëzimin e hapësirës publike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Siç ka njoftuar policia, në protestë kanë marrë pjesë rreth 1 mijë e 800 persona, përfshirë ata të cilët nga rajone të ndryshme kanë ardhur në formë të organizuar me autobus e vetura.

Protesta ka përfunduar në orën 12:30 dhe ka kaluar e qetë, pa ndonjë incident.

Protestuesit serbë në sheshin e Mitrovicës së veriut, foto Sylejman Sylejmani RTV Dukagjini.

Në Mitrovicë të Veriut, serbët protestuan më 12 shkurt kundër vendimit të BQK-së që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa, duke përjashtuar dinarin serb.

BQK-ja e ka publikuar rregulloren e re më 17 janar, dhe ajo ka hyrë në fuqi më 1 shkurt.

Banka Qendrore ka bërë të ditur se rregullorja e tyre nuk ndalon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në euro dhe nuk kufizon aktivitetin këmbimor të valutave nga institucionet financiare.

Të gjithë qytetarët që tashmë kanë një llogari bankare në euro, në cilëndo bankë të licencuar në Kosovë, mund ta përdorin të njëjtën për të pranuar mjetet nga çdo shtet.

Ndërsa, ata që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë te secila bankë, sipas Rregullores së BQK-së për Qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se qeveria e tij nuk do të ndërhyjë në vendimin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), të cilin e ka quajtur të pavarur në zbatimin e rregullores së saj.

Ai, gjithashtu, ka theksuar se nuk ka plane për masë ndëshkuese dhe se do t’u jepet kohë serbëve etnikë për t’u përshtatur me këtë ndryshim.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika