“Toka brenda meje” një film kosovar më ndryshe; Reflektimi i së kaluarës mbi të tashmen

Në një intervistë për portalin Dukagjini, regjisori Fisnik Maxville, ka shpalosur jetën e tij si regjisor, dashurinë e tij për kinemanë, si dhe ka folur rreth filmit të tij të fundit “Toka brenda meje”

Filmi "Toka brenda meje"

Regjisori Fisnik Maxville (Fisnik Maxhuni) në një intervistë për Portalin Dukagjini, ka shpalosur dashurinë e tij për kinemanë dhe filmin. Duke filluar që nga fëmijëria e tij, Maxville kishte parë filmat e regjisorëve më të mëdhenj botërorë, duke mos e ditur se një ditë do të bëhet një regjisor, dhe të gjitha ato teknika që regjisorët si Jean-Luc Godard, Stanley Kubrick, David Lynch e shumë të tjerë i kanë përdorur në filmat e tyre, do t’i manifestojë edhe ky një ditë në filmat e tij.

Me këtë, duke marrë shumë elemente dhe kode të këtyre regjisorëve, e duke i manifestuar në filmat tij, tenton të fillojë të ndryshojë rrjedhën e kinematografisë në Kosovë.

Duke ia pasqyruar jo vetëm publikut të huaj atë, por edhe vetë shikuesve kosovarë që të shohin një film të realizuar nga një kosovar, por me teknika dhe ndikime nga titanët e kinemasë botërore.

Ai në këtë intervistë për Portalin Dukagjini, flet edhe për filmin e tij më të fundit “Toka brenda meje”, që premiera e tij do të shfaqet në nëntor në Tallin Black Nights në Estoni.

 “Toka brenda meje” premierë në Tallin Black Nights në Estoni

Sa na lë të kuptojmë nga fjalët e tij për filmin, dhe duke i mbajtur në mend këto fjalë të regjisorit Maxville, pas shikimit të filmit, mund themi se a është diçka më ndryshe sesa jemi mësuar të shohim në filmat kosovarë. Dhe të shohim se, përveç regjimit që udhëheq narracionin e filmit e që filozofi francez, Gilles Deleuze, do ta quante imazhi i kohësisë, ku kemi të paraqitur në mënyrë direkte rrjedhën e kohësisë, pra shkëputjes së relacionit në mes të perceptimit dhe veprimit, të kemi edhe “efektin Lynch” në film.

Nga lindi dëshira dhe dashuria juaj për të qenë një regjisor dhe filmdashës?

Dëshira për filmin ka filluar që nga fëmijëria, sidomos në vitet 2000, ku këto vieoklubet kanë transferuar nga kasetat VSJ në DVD, ku kemi pasur mundësi të blejmë një kastë prej dy frangash këtu në Zvicër, dhe kam pasur të drejtë të blej një kaset çdo jave. Edhe prej kësaj, kam filluar dhe kam bërë një koleksion prej rreth 200 ose 300 filmash, dhe çdoherë që e kam blerë një film të ri e kam shikuar çdo ditë deri sa ka ardhur momenti që ta blej një të film të ri. E kam pasur një karrierë tjetër para se të filloj që të bëj filma, unë kam studiuar historinë dhe gjeopolitikën në “Kingston College” në Londër dhe kam punuar në ambasadë të Zvicrës në Tokyo. Kështu që, për mua filmi dhe arti, kështu në mënyrë më të gjerë, ka qenë gjithmonë një send që kam menduar që nuk kam të drejtë që ta bëj, se është një send për njerëzit që janë të pasur ose që kanë mundësi të studiojnë artin. Po pasi kam punuar në ambasadë në Japoni, vendosa në momentin e fundit që ta ndërroj komplet strategjinë e karrierës sime dhe të vazhdoj me studime në film. Kështu që, ka qenë një proces për mua shumë i gjatë dhe unë vetëm që 5 ose 6 vite kam filluar të bëj filma për një arsye që ndoshta nuk po e kuptoj, dhe suksesi ka qenë jashtëzakonisht i madh.

Filmi “Toka brenda meje” është një film artistik, pra është një paraqitje direkte e rrjedhës së kohësisë, sipas filozofit francez, Gilles Deleuze, ku personazhi është i zhytur në mendime dhe kujtime, pra cila është skena që është kjo zhytje e personazheve në thellësi të kujtimeve, e që me këtë e ndikon edhe shikuesin?

Po më pëlqen kur po përmendet Gilles Deleuze. Për mua, ndoshta s’ka qenë Gilles Deleuze, inspirimi i parë, por poeti T.S. Eliot, i cili ka shkruar se çdo jetë që zhvillohet është në një farë mënyre që të rikthejmë në fillim të të gjithçkaje, e fillimi i të gjithave është lindja, lindja fizike, psikike, por është edhe lindja edhe e të gjitha pasojave e njerëzve që kanë qenë para nesh. Kështu, personazhi kryesor Remo që e luan aktori, Flosrist Bajgora, në film, është një person që tërë kohën është një lloj melankolie, pasi e ka lënë Kosovën. Ai me të vërtetë nuk e kupton prejardhjen e tij dhe nuk e kupton pse ka pasur nevojë që ta braktisë Kosovën dhe tash në film ai rikthehet në fshatin e tij dhe aty e kupton se të gjitha vlerat e jetës, të gjitha lidhjet me njerëz, janë vetëm konsekuenca të asaj që ka ndodhur më herët, e për atë, filmi balanson shumë prej viteve të ’80-ta deri në vitin 2008 që të kuptohet se problemet e sotit prej nga kanë ardhur, kush i ka krijuar këto probleme, dhe çfarë rrethana i kanë krijuar këto probleme. Filmi është në shumicë, nëse jo në totalitet një llojë sfide që t’i kuptojmë se si veprimet e të kaluarës ndikojnë në jetën e sotit.

Regjisori i filmit “Toka brenda meje”, Fisnik Maxville

Rikthimi në Kosovë përmes filmit”

Nga erdhi ideja (insprimi) për të realizuar këtë film, dhe sa ishte vështirë që të xhirohej dhe realizohej në kohë pandemie?

Ideja e filmit ka qenë pasi e kam xhiruar filmin e parë “Lost Exile” në 2015 në Kosovë, që ka qenë hera e parë që kam punuar në Kosovë dhe aty kam vendosur që filimi i parë i metrazhit të gjatë do të jetë në Kosovë. Unë pasi e kam lënë Kosovën në vitin 1993, kur kam qenë fëmijë, e kam pasur një dëshirë që një ditë mund të rikthehesha prapë në Kosovë për të bërë diçka, kështu që përmes filmit ka qenë një mënyrë e mirë ta arrij këtë objektiv. Sa i përket idesë së filmit, është e vërtetë që unë i shkruaj 5 ose 6 projekte të ndryshme, prej të cilëve, do të marrë ndonjë ide, do të marrë personazhe dhe do të bëj vetëm një film prej këtyre 5 ose 6 ideve që jam duke i zhvilluar. Ndërkaq, sa i përket realizimit në kohë të pandemisë, është një send shumë i mirë që tash mundem ta tregoj; Pandemia ka qenë problemi jonë kryesor se zakonisht në xhirime të filmave ka probleme të shumta sa i përket produksionit, financimit, motit, aktorëve ose të tjera gjëra, por në rastin tonë, mendoj që pandemia ka qenë problem kryesor, kjo ka domethënie të madhe se sa puna në produksion, aktorët e gjithë ekipi, ka qenë në disponim të mirë realizimin e filmit në mënyrën më të mirë të mundshme.

Nga cili regjisor botëror i filmave artistik është ndikimi më i madh te filmat e juaj, dhe specifikisht te filmi “Toka brenda meje”, dhe a ka ndonjë ndikim edhe nga regjisori amerikan, Stanley Kubrick, në zhvillimin tuaj si regjisor?

Sa i përket inspirimit, tërë kohën kam qenë më klasik siç është Stanley Kubrick ose David Lynch, në anën më fantastike, ose edhe sikur puna e regjisorit Terrence Malick, i cili mendoj që ka pasur mundësi me një lloj poezie që t’i tregojë disa drama që nëse kishin qenë filma shumë normal, kishin me qenë drama shumë shumë të rënda, por ai me një lloj poezie ka mundësi që t’i bëjë disa storie ose filma më poetik se sa është situata e skenarit. Kështu që, këto janë inspirimet që sigurisht kanë ndikuar shumë te unë. Por, edhe regjisori Turk Nuri Bilge, që është njëri nga regjisorët më interesant në këto vitet e fundit, sidomos ai e jep në botë një pasqyrë të Turqisë që nuk e kemi ndoshta nga mediat. Gjithashtu edhe filmi “Incendies” nga Denis Villeneuve, ky është njëri prej filmave të parë që i ka bërë në Kanada dhe ky ka qenë inspirimi kryesor për mua se si një vëlla dhe një motër duhet t’i menaxhojnë pasojat e luftës në Liban dhe në kërkim të babës dhe vëllait të tyre, që ndoshta kanë mbetur të vrarë gjatë luftës. Kështu që, është me të vërtetë sikur një ankesë policore filmi “Toka brenda meje”, e ka këtë në skenar ku personazhi kryesor me të vërtetë duhet që ta ndjekë të vërtetën, kurse njerëzit rreth tyre nuk i ndihmojnë fare.

“Rrëmbimi i ndonjë çmimi

A pritni ndonjë çmim me filmin “Toka brenda meje” nga festivali i filmit në Estoni?

Përveç në “Talin Black Nights” nuk kemi ndonjë plan, edhe pse e kemi parë filmin që e ka blerë një kompani “TVCO” me bazë në Itali, po presim edhe prej tyre që filmi të vazhdojë të udhëtojë në festivale për disa muaj dhe jemi sidomos duke shikuar edhe për opsione për të shfaqur filmin në kinematë e Evropës dhe të botës. Kështu që, plane të tjera nuk kemi. Të jemi në “Talin Black Nights” është diçka shumë me rëndësi dhe prej asaj varet a po fitojmë ndonjë çmim, se si po e presin filmin dhe kjo mundet të ketë një influencë shumë të madhe në film. Pasi ndonjëherë disa filma kur shfaqen në festivale, pritja e tyre nuk është shumë e mirë dhe prej aty është shumë e vështirë që filmi të udhëtojë më tutje, por ne kemi shumë shpresa që filmi jo që do të fitojë një çimim, por që do të ketë edhe kontrata me distributor dhe festiavle të tjera që filmi të shfaqet më tutje.

“Qëndrimi në Kosovë”

Në një intervistë keni thënë se kishit dëshirë të realizoni një film të metrazhit të gjatë në Kosovë, pra ju realizuat. Por, a do të jetë ky fundi i realizimit të filmave në Kosovë apo vetëm fillimi?

Pasi e kemi përfunduar regjinë e “Toka brenda meje”, kam menduar që nuk do të rikthehem në Kosovë, pasi puna ime në Kosovë përfundoi dhe do të vazhdojë me filma në Zvicër ose diku tjetër në Evropë. Por, që disa muaj, sidomos kur kam qenë në postproduksion të filmit “Toka brenda meje” e kam kuptuar se sa zhvillimi i kinematografisë në Kosovë më jep mua mjete për të bërë edhe më shumë filma, sidomos për aktorët që janë në Kosovë, që me të vërtetë gjeneratat e reja të aktorëve në Kosovë e kanë një kualitet jashtëzakonisht të lartë, dhe për këtë arsye kam filluar t’i shkruaj disa filma të rinj. Dhe po kam motivim të madh kur po i shoh aktorët që janë në Kosovë, dhe si profilet e tyre që janë shumë të ndryshme, kanë mundësi për të ingranaur idetë që i kam, dhe për atë aryse po mendoj që kam mundësi të realizoj edhe një film të metrazhit të gjatë në Kosovë.

“Resgjisorët botërorë; Frikë dhe drithërimë”

Cilët janë tre regjisorët botërorë që do të zgjedhnit që nga Jean-Luc Godard e deri në ditët e tanishme?

Do të fillojmë me Jean-Luc Godard, që ka qenë një influencë shumë e madhe në punën time, sidomos filmat e tij prej viteve të 90-ta që kanë qenë filma shumë më intim, dhe ndoshta filma më të thjeshtë dhe më ekperimental, ku poezia e ka pasur një rol kryesor aty. Dhe kjo lidhet me fillimet e mija sikur regjisor, ku i kam realizuar disa filma që janë më shumë poetik dhe eksperimental, për arsyen që nuk kemi pasur mjete, pra si një student i filmit. Dhe ne anën eksperimentale kam pasur mundësi t’ zhvilloj disa ide deri ku sot kam arritur të xhiroj filma, dhe po janë financat më të larta, por edhe po ka edhe aktorë punëtorë që janë profesionalista të industrisë së filmit. Përndryshe, është një regjisor që më pëlqen mua, është Park Chan- Wook, është regjisor nga Korea e Jugur, dhe më kujtohet ende që e kam parë filmin e parë “Old Boy” i 2004-s,…, me këtë film kuptova që Korea është një shtet i vogël dhe ku kultura kinematografike nuk ka qenë shumë e zhvilluar, por që nga vitet e 90-ta dhe 2000-ta është zhvilluar shumë. Ndërkaq, mendoj se regjisorja Jane Campion, më ka inspiruar shumë me filmin “The Piano”, edhe pse është një dramë e thjeshtë, tërë kohën kam menduar sepse ky film po më shpien të shoh makthe gjatë natës, ose po më shpien të kem frikë gjatë filmit. Përgjigja e vetme për këtë, mendoj se ky film është aq i fuqishëm në atë se çka mundet me u transmetuar, pra filmat e sotit mund të mos jenë horror, por të japin shumë ndjenja të frikës dhe trishtimit. E këtu duhet të përmend edhe regjisorin David Lynch, ku me një mister, tërë kohën dhe gjëra të veçanta mundet të na japë një ndjenjë se çka ndodh në filmat e tij është krejtësisht një jetë paralele, e vetëm kinemaja e plotëson këtë dëshirë.

“Regjisorët kosovarë”

Pse regjisorët kosovarë kanë një prirje për të realizuar filma artistikë, diçka e mirë apo që duhet të ndryshohet diçka?

Sa i përket kesaj, në lidhje me regjsorët kosovarë, ekziston një presion për të realizuar filma artistikë. Kjo shpjegohet në një mënyrë për mua shumë të thjeshtë, Kosova nuk ka industri të madhe të filmit. Kështu që, zhvillimi i serialeve dhe filmave për television ose ndoshta për ta krijuar një industri pak më të madhe nuk ekziston në Kosovë fatkeqësisht. Kjo shpjegohet për disa arsye, nga arsyet ekonomike, por edhe për arsye politike, sidomos, po mendoj për qarkullimin e njerëzve e kjo ndikon në qarkullimin e artit, por mendoj që sot në Kosovë shumë regjisorë po kanë sukses të jashtëzakonshëm në Evropë dhe botë. E kjo e ka pritur Kosovën që shumë kohë që të mundet pas luftës të mendojë për storiet që janë të veçanta, për storiet që janë me rëndësi në Kosovë dhe vetëm tash po i kuptojmë se si këta regjisorë që kanë qenë fëmijë gjatë luftës, që është një moment i rëndësishëm në historinë tonë, tash këta filma po dalin në pah dhe po mendoj që është një presion shumë i madh, sidomos suksesin që e kanë pasur Blerta Basholli ose Luana Bajrami, me filmat e tyre, po shprsoj që kjo nuk do të përfundojë në vitet e ardhshme. E sa i përket presionit edhe une kam ndjerë një presion shumë të madhe, kur po bëj një film në Kosovë, po e kuptoj se sa filmat e sotit në Kosovë do të ndikojnë në kinematografinë e ardhshme të Kosovës. Tash filmat e parë që janë duke dalë prej Kosovës me sukses do të jenë filmat që do të përmenden më vonë sikur një historiografi e Kosovës. Në një kinematografi të Kosovës sikur të jemi ne, ndoshta ne shkrimrtarët e historisë së kinemasë të Kosovës, prandaj kjo është një presion shumë i madhe mbi supet tona, por në njërën anë është një motivim shumë i madh.

“Ndryshimi që duhet të ndodhë”

Për fund, regjisori Maxville na tregon edhe për ndryshim që po mundohet të bëjë në kinematografinë kosovare. Ai, po ashtu, do të na tregojë se çka po u mungon filmave kosovarë.

Kemi parë shumë filma që e trajtojn luftën ose problemet në familje që në njëfarë mënyre janë shumë dramë sociale, por me filmin “Toka brenda meje” kam dashur të bëj diçka më ndryshe, e kjo është t’i sjell disa elemtente të fantastikës ose elemete të horrorit. Elemnte me të cilat unë luaj gjatë filmit, e me këto kam dashur që me kusht të dal pak jashtë prej zhanrit që është dramë sociale. Si për shembull filmi “Zgjoi” që për mua është një dramë sociale, jo se nuk më pëlqen, por stili që unë dua ta zhvillojë është stil me elemente të fantastikut dhe horrorit, e prandaj edhe referencat që përmenda si Dvid Lynch, mendoj që këto kuptohen. Edhe për filmat e ardhshem, edhe pse janë storie që zhvillohen ose në Kosovë dhe që kanë për temë luftën, ose që zhvillohen në Zvicër dhe që për temë kanë imigrimin, këto po dua të trajtoj më shumë me elementet që i përmenda dhe të sjell një zhanër të ri në kinematografinë e Kosovës, e që është intervenimi i elementeve të fantasikës dhe horrorit në film.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika