Toyota pezullon shitjet e modelit Yaris në Tajlandë pas problemit të testit të sigurisë

Zyrtarët e lartë të hënën thanë se prodhuesi japonez i makinave, Toyota Motor Corp (7203.T), ka ndaluar shitjet dhe dërgesat e Yaris Ativ në Tajlandë, pasi filiali i tij Daihatsu manipuloi një pjesë të derës në testet e sigurisë nga përplasjet anësore

"Toyota". Foto: Reuters

Zyrtarët e lartë të hënën thanë se prodhuesi japonez i makinave, Toyota Motor Corp (7203.T), ka ndaluar shitjet dhe dërgesat e Yaris Ativ në Tajlandë, pasi filiali i tij Daihatsu manipuloi një pjesë të derës në testet e sigurisë nga përplasjet anësore.

CEO i Toyota për rajonin e Azisë, Masahiko Maeda ka thënë se problemi mund të ketë ndodhur për shkak të presionit mbi Daihatsu për të shkurtuar kohën e zhvillimit të Ativ.

Automjetet që konsumatorët po përdornin aktualisht ishin të sigurta, shtoi ai.

Toyota po punonte me qeverinë tajlandeze për të rifilluar shitjet e modelit, i cili është prodhuar në fabrikën e Toyota’s Gateway në provincën Chachoengsao, dhe hetime të mëtejshme ishin duke u zhvilluar.

“Nëse zhvillimi do të ishte kryer në kushte të përshtatshme, ky lloj problemi sigurisht që nuk do të kishte ndodhur”, tha Maeda.

“Unë mendoj se fakti që ndodhi ende, do të thotë se kishte një lloj presioni në vendin e zhvillimit,” tha tutje ai, duke shtuar se madhësia relativisht e madhe e automjetit mund të ketë paraqitur një sfidë për Daihatsu, e cila është e specializuar në prodhimin e makinave të vogla.

Toyota dhe Daihatsu zbuluan muajin e kaluar se po hetonin sesi një pjesë e derës në testet e sigurisë nga përplasjet anësore të kryera për rreth 88 mijë makina të vogla ishte ndryshuar për qëllime të testimit të sigurisë në përplasje. Daihatsu ka thënë se rreth 76 mijë nga ato automjete ishin Yaris Ativs kryesisht të destinuara për në Tajlandë, Meksikë dhe Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit.

Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit përbëhet nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Katari, Bahreini dhe Omani.

Kryetari i Toyota-s, Akio Toyoda tha se kishte vizituar fabrikën e Gateway për herë të parë në një dekadë për të siguruar punëtorët, duke thënë gjithashtu se kishte ardhur në kombin e Azisë Juglindore sepse e donte atë. Toyoda ka një lidhje personale me Tajlandën, duke e quajtur atë “shtëpinë e tij larg shtëpisë” në një ngjarje për të festuar 60 vjetorin e operacioneve të Toyota-s në vend në fund të vitit të kaluar.

Ai ka thënë se mbreti i ndjerë i Tajlandës, Bhumibol Adulyadej, ishte i vetmi lider global që shprehu besimin e tij në kompani.

Presidenti i Toyota-s Koji Sato, i cili mori detyrën kryesore nga Toyoda më 1 prill, nuk ishte në konferencën për shtyp.

Për Daihatsu, e cila u bë një degë e Toyota-s në pronësi të plotë në vitin 2016 kur Toyoda ishte president, Azia Juglindore është një treg i rëndësishëm, me objekte prodhimi në Indonezi dhe Malajzi. / Reuters

 

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika