Trazirat në Brazil, Bolsonaro shtrihet në spital

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shtruar në një spital në Florida me dhembje abdominale, kështu ka njoftuar bashkëshortja e tij

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shtruar në një spital në Florida me dhembje abdominale, ka njoftuar bashkëshortja e tij.

Kjo vjen një ditë pasi që mijëra përkrahës së tij janë futur në zyrat qeveritare në kryeqendër të Brazilit, Brasilia, raporton BBC.

Bolsonaro është dërguar në një spital në afërsi të Orlandos të hënën.

Ish-presidenti i Brazilit ishte therur me thikë në vitin 2018 dhe që nga atëherë ka vuajtur nga probleme abdominale.

Në Instagram të hënën, Michelle Bolsonaro, ka konfirmuar se bashkëshorti i saj është nën mbikëqyrje mjekësore për shkak të problemeve abdominale.

Burime brenda familjes thonë se gjendja e tij nuk është shqetësuese. Bolsonaro është larguar nga Brazili për në ShBA dhjetë ditë më parë.

Të hënën e 8 janarit rreth 1500 protestues janë arrestuar në Brazil, pas trazirave të dielën ndërkaq presidenti i ri i Brazilit, Lula, i ka quajtur ato veprime si akte terroriste.

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, është zotuar t’i ndëshkojë mbështetësit e ish-udhëheqësit të vendit, Jair Bolsonaro, pasi ata sulmuan Kongresin.

Mbështetësit e liderit të rrëzuar të ekstremit të djathtë, sulmuan gjithashtu Gjykatën e Lartë dhe rrethuan pallatin presidencial.

Por policia rifitoi kontrollin e ndërtesave në kryeqytetin Brasilia, mbrëmjen e së dielës, pas disa orë përleshjeje.

Trazirat në kryeqytetin, Brasilia, vijnë vetëm një javë pasi Lula u betua në detyrë.

Brazili është një vend i ndarë thellësisht, dhe stuhia në Kongresin e tij është një shenjë dramatike se sa larg janë të gatshëm të shkojnë disa brazilianë për t’i sulmuar institucionet demokratike, për të cilat, ata thonë se nuk i përfaqësojnë më.

Lula tha se stuhia ishte “pa precedent” dhe i etiketoi ata që qëndronin pas saj “fashistë fanatikë”.

Ai gjithashtu akuzoi ish-presidentin Jair Bolsonaro, për inkurajimin e veprimeve të rebelëve përmes mediave sociale.

Pas një fushate të ashpër dhe të hidhur, Lula mundi Bolsonaro-n në fuqi të ekstremit të djathtë, me një diferencë të ngushtë në balotazhin e 30 tetorit.

1200 të arrestuar pas trazirave në kryeqytetin e Brazilit

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika