Tre të vdekur nga shpërthimi i urës në Krime

Shpërthimi që ka ndodhur mëngjesin e së shtunës së 8 tetorit në urën kryesore që lidh Krimenë dhe Rusinë, ka lënë të vdekur tre persona

Një pamje tregon një zjarr në urën Kerç në lindjen e diellit në ngushticën e Kerçit, Krime (REUTERS/Stringer)

Një shpërthim i madh në urën ruse për në Krime, gadishullin ukrainas, që ajo aneksoi në vitin 2014, ka lënë të vdekur tre persona, thonë hetuesit.

Viktimat ishin në një makinë aty pranë kur një kamion shpërtheu, thanë hetuesit rusë, shkruan BBC.

Rusia thotë se pjesa hekurudhore e urës ku cisternat e naftës u kapën, do të rihapet këtë mbrëmje.

Kalimi u hap në vitin 2018 dhe ishte një simbol i aneksimit të paligjshëm të Rusisë.

Një këshilltar i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak, nuk pretendoi drejtpërdrejt përgjegjësinë e Ukrainës, por shkroi “Krimeja, ura, fillimi”.

Zyrtari ukrainas pas shpërthimit të urës në Krime: Çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet

Gjithashtu, ai tha se “çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet, gjithçka e vjedhur duhet të kthehet në Ukrainë, gjithçka e pushtuar nga Rusia duhet të dëbohet”.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e krahasoi shpërthimin e urës me fundosjen e kryqëzorit të raketave të Rusisë Moskva në prill.

“Dy simbole famëkeqe të fuqisë ruse në Krimenë ukrainase janë rrëzuar. Çfarë është më pas në radhë?”, shkruhej në Twitter.

Ministria e Jashtme ruse tha “Reagimi i regjimit të Kievit [Kiev] ndaj shkatërrimit të infrastrukturës civile është një dëshmi e natyrës së tij terroriste”.

Rusia thotë se kamioni bombë dëmtoi urën kyçe në Krime

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika