Zyrtari ukrainas pas shpërthimit të urës në Krime: Çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet

Një zyrtar i lartë ukrainas ka thënë se shpërthimi i urës kryesore që lidh Krimenë dhe Rusinë është vetëm fillimi i shkatërrimit të çdo gjëje që është e paligjshme në shtetin e Ukrainës

Shpërthimi në urën që lidhë Krimenë dhe Rusinë

Këshilltari i Shefit të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Mikhail Mikhailoviq Podolyak, ka kometuar shpërthimin e urës kryesore që lidh Krimenë me Rusinë.

Ura kryesore që lidh Krimenë me Rusinë goditet nga një shpërthim i madh

Sipas tij, shpërthimi i urës është vetëm fillimi i shkatërrimit të asaj që është ruse në shtetin e Ukrainës, pasi çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet.

“Krime, ura, fillimi. Çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet, gjithçka e vjedhur duhet të kthehet në Ukrainë, gjithçka e pushtuar nga Rusia duhet të dëbohet”, ka shkruar Podolyak.

Ndërkaq, sipas disa imazheve që ka treguar magazina The Guardian, shfaqen vagonët e trenit që digjen dhe pjesët rrugore të shembura në urën Kerç pas shpërthimit të dëgjuar herët të shtunën. Ato tregojnë një zjarr që përfshiu të paktën dy vagona hekurudhorë nga një tren në urë, shoqëruar nga një kolonë e madhe e tymit.

Vagonët e trenit duke u digjur pas shpërthimit në urën që lidhë Krimenë me Rusinë

Ura, e cila u ndërtua me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe u përurua në vitin 2018, ishte një lidhje kryesore transporti, për transportin e pajisjeve ushtarake për ushtarët rusë që luftonin në Ukrainë, veçanërisht në jug, si dhe për transportimin e trupave atje.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika