Tre të vrarë nga të shtënat në festivalin “Bite of Seattle”, një i dyshuar në pranga dhe një tjetër në arrati

Tre persona humbën jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur, përfshirë një djalë dyvjeçar, pas një sulmi me armë zjarri në festivalin e njohur të ushqimit “Bite of Seattle”, pranë Space Needle në Seattle të SHBA-së, raporton Reuters përcjell Dukagjini.

Sipas autoriteteve, dy viktima u shpallën të vdekura në vendin e ngjarjes, ndërsa një person i tretë ndërroi jetë më vonë në spital.

Mes të plagosurve janë një djalë 2-vjeçar dhe një grua 56-vjeçare, ndërsa gjendja e të mbijetuarve raportohet e stabilizuar.

Kryetarja e Bashkisë së Seattle, Katie Wilson, konfirmoi se një i dyshuar është arrestuar menjëherë pas incidentit, ndërsa policia është në kërkim të një personi të dytë që dyshohet se është përfshirë në të shtënat dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Departamenti i Policisë së Seattle ka nisur një hetim të gjerë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën, ndërsa autoritetet vazhdojnë mbledhjen e provave dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika