Tri vetura përfshihen në një aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

Në një aksident trafiku që ka ndodhur të martën e 16 gushtit, janë përfshirë tri vetura, si pasojë e këtij aksidenti tre persona janë lënduar dhe më pas kanë kërkuar trajtim mjekësor

Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën e 16 gushtit në segmentin Veternik-Bresje, që lidhet me autostradën “Ibrahim Rugova”.

Kështu ka bërë të ditur për Portali Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka shtuar se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.

Ai ka theksuar se si pasojë e aksidentit, tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Në orën 14:25, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën në segmentin Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, njësitet policore relevante janë duke u marrë me aksidentin.

Pamje nga vendi i ngjarjes, Foto Klan Kosova

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika