Trump: Irani drejt kolapsit financiar për shkak të Ngushticës së Hormuzit

Donald Trump, president i SHBA-së.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Irani po përballet me një kolaps financiar për shkak të situatës në Ngushticës së Hormuzit, ndërsa tensionet në rajon vijojnë të rriten.

Komentet e tij erdhën pasi ai njoftoi zgjatjen për një kohë të pacaktuar të armëpushimit dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit, i cili ishte i kushtëzuar me heqjen e bllokadës në këtë rrugë ujore kyçe.

Situata u komplikua pasi Teherani hoqi përkohësisht bllokadën pas armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollah, por më pas ndryshoi qëndrim kur Uashingtoni vendosi të vazhdojë kufizimet ndaj anijeve të lidhura me Iranin.

Ndërkohë, IRGC raportohet se ka sulmuar tre anije në zonë, duke thelluar më tej krizën në një nga korridoret më të rëndësishme të tregtisë globale.

“Irani po shembet financiarisht! Ata duan që Ngushtica e Hormuzit të hapet menjëherë”, shkroi Trump në rrjetin Truth Social, duke pretenduar se vendi po përballet me mungesë të theksuar fondesh dhe pakënaqësi në radhët e forcave të sigurisë.

Një ditë para afatit, Trump vendos të zgjasë armëpushimin me Iranin

 

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika