Trump thotë se është në bisedime me ‘rreth shtatë vende’ për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është në bisedime me rreth shtatë vende për të siguruar Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët detare më të rëndësishme për transportin e naftës në botë.

Rreth 20% e furnizimit global me naftë kalon zakonisht përmes kësaj ngushtice.

Në një intervistë për Financial Times, Trump paralajmëroi se NATO mund të përballet me një “të ardhme shumë të keqe” nëse vendet anëtare nuk ndihmojnë SHBA-në për të siguruar këtë korridor të rëndësishëm detar.

Ndërkohë, lufta me Iranin ka hyrë në javën e tretë dhe situata në rajon mbetet e tensionuar.

Raportime nga Teherani flasin për bombardime të rënda, ndërsa Arabia Saudite njoftoi se ka rrëzuar më shumë se 60 dronë gjatë natës, teksa vendet e Gjirit vazhdojnë të jenë objektiv sulmesh, raporton BBC.

Në Abu Dhabi, autoritetet njoftuan se një civil palestinez ka humbur jetën pasi një raketë ra në një zonë civile.

Ndërkohë, fluturimet në Dubai International Airport kanë nisur të rifillojnë pjesërisht, pasi u pezulluan përkohësisht pas një sulmi me raketë iraniane në afërsi të aeroportit.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan e ka nisur operacione tokësore “të kufizuara dhe të synuara” në jug të Libanit kundër bazave që i përshkroi si bastione të rëndësishme të Hezbollah.

Irani s’ka kërkuar armëpushim dhe nuk sheh arsye për bisedime me SHBA-në, thotë ministri iranian

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika