Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur të mërkurën se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cila ka zgjatur rreth një orë.

Në një postim në platformën e tij, Truth Social, Trump ka theksuar se shumica e diskutimit është fokusuar në thirrjen që ai kishte zhvilluar një ditë më parë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sipas Trumpit, qëllimi i këtyre bisedave është afrimi i Rusisë dhe Ukrainës, duke adresuar kërkesat dhe nevojat e të dyja palëve.

“Palët po shkojnë drejt një rruge të përbashkët,” ka shkruar Trump, duke shtuar se i ka kërkuar Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, dhe Këshilltarit për Siguri Kombëtare, Michael Waltz, që të bëjnë një përshkrim të detajuar të pikave të diskutuara në këto bisedime.