Tubimi i serbëve në Beograd, Radoiçiq dhe djali i Vuçiqit i presin serbët nga Kosova me simbole ekstremiste

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq dhe Danilo Vuçiq, djali i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, kanë shkuar në këmbë drejt Beogradit, për të marrë pjesë në takimin e organizuar nga presidenti serb më 26 maj. Për këtë reagoi Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Osmani, duke thënë se Lista Serbe me krenari postoi një foto të djalit të Radoiçiqit dhe Vuçiqit me tre gishtat së bashku – “një shenjë politike me origjinë nga Korpusi Vullnetar i Serbisë dhe Qeveria e Nediqit, politikani fashist Ljotiç që bashkëpunoi me nazistët”

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq dhe Danilo Vuçiq, djali i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, prej pesë ditësh kanë shkuar në këmbë drejt Beogradit për të marrë pjesë në takimin e organizuar nga presidenti serb më 26 maj.

Kështu ka bërë të ditur vetë Lista Serbe, përmes një njoftimi në Facebook.

“Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq dhe Danilo Vuçiq, djali i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, vizituan serbët nga Kosova të cilët tash e pesë ditë po ecin në këmbë për në Beograd për të marrë pjesë në tubimin mbështetës ndaj presidentit të tyre dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Për këtë pati një reagim nga Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani.

Ai në një reagim në Twitter, ka thënë se Lista Serbe me krenari postoi një foto të djalit të Radoiçiqit dhe Vuçiqit me tre gishtat së bashku – “një shenjë politike me origjinë nga Korpusi Vullnetar i Serbisë dhe Qeveria e Nediqit, politikani fashist Ljotiç që bashkëpunoi me nazistët”.

“Organet e ekstremit të djathtë serb e përdorin gjerësisht këtë shenjë”, shkroi Vela.

Vela ditë më parë kishte thënë se grupet kriminale serbe po përpiqen që t’i detyrojnë serbët e Kosovës për të marrë pjesë në tubimin e organizuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, më 26 maj.

Kështu ishte shprehur ai përmes një postimi në Twitter, ku ka treguar për format që po i përdorin grupet ilegale dhe kriminale serbe.

“Po përgatiten listat e të gjitha personave që do të udhëtojnë, po merren me qira gjithë autobusët në dispozicion në veri të Kosovës, pushime vjetore të anuluara të punëtorëve. Kanë urdhëruar institucionet që të rishikojnë të gjitha lejet që u janë dhënë punëtorëve në terren dhe po ashtu të gjitha objektet shëndetësore janë paralajmëruar të mos miratojnë pushime mjekësore. Detyruan të gjitha furrat e bukës të përgatisin pako ushqimore për njerëzit që udhëtojnë në Beograd, ndërsa detyruan të gjitha shtypshkronjat të përgatisin materiale për tubime”, ka shkruar Vela.

Vela ka thënë se derisa Vuçiqi dhe të tjerët vazhdimisht trumbetojnë “se serbët vendas në Kosovë janë të rrezikuar nga shqiptarët, ata nuk e kanë problem t’u drejtohen kompanive të autobusëve në pronësi të shqiptarëve për t’i transportuar njerëzit në Beograd”.

Vela: Grupet kriminale në veri të Kosovës po angazhohen për tubimin e Vuçiq-it

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika