U.d i prokurorit të specializuar: Aktgjykimi i sotëm përbën fitore për drejtësinë
Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale të Kosovës, Alex Whiting, ka mirëpritur vendimin ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, duke e konsideruar atë si “masë që u jep drejtësi viktimave”. Whiting përshëndeti kurajën e dëshmitarëve, të cilët dhanë dëshmi para Dhomave të Specializuara. “Aktgjykimi i sotëm përbën një […]
Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale të Kosovës, Alex Whiting, ka mirëpritur vendimin ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, duke e konsideruar atë si “masë që u jep drejtësi viktimave”.
Whiting përshëndeti kurajën e dëshmitarëve, të cilët dhanë dëshmi para Dhomave të Specializuara.
“Aktgjykimi i sotëm përbën një fitore për drejtësinë dhe në veçanti, për viktimat e Salih Mustafës dhe familjet e tyre, të gjithë shqiptarë të Kosovës, tragjeditë personale të të cilëve ishin në zemër të këtij rasti dhe që kanë vuajtur për më shumë se dy dekada për shkak të veprimeve të Z. Mustafa,” tha Whiting në përgjigje të vendimit fajtor nga Trupi Gjykues.
“Dëshmia e dëshmitarëve që i dhanë besimin e tyre Dhomave të Specializuara që të sjellë drejtësi, pati ndikim kritik tek aktgjykimi dhe unë duartrokas kurajën e tyre të jashtëzakonshme që dolën për të dhënë dëshmi në gjykatë,” vazhdoi Ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Specializuar.
“Krijimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës ka bërë të mundur që këto viktima të tregojnë historitë e tyre dhe të marrin drejtësi”, ka vijuar tutje ai.
Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, është dënuar nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim për krime lufte në Kosovë.
Prokuroria kishte kërkuar dënim unik prej 35 vjetësh burgim, kurse mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tij nga të gjitha akuzat.
Mustafa është i dënuari i parë i Gjykatës Speciale për krime lufte.
Sipas tij, krijimi i Gjykatës Speciale u ka mundësuar viktimave që të tregojnë historitë e tyre dhe të marrin drejtësi.
Krijimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, ka shtuar Whiting, ka bërë të mundur që këto viktima të tregojnë historitë e tyre dhe të marrin drejtësi.
“Me vendimin e sotëm, Dhomat e Specializuara kanë treguar se ato janë një gjykatë për viktimat dhe rreth viktimave dhe se nuk ka datë skadimi për dhënien e llogarisë”, citohet të ketë thënë Whiting.















