U vazhdohet paraburgimi tre serbëve të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë

"Të pandehurve V.T, B.S dhe D.M iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin", thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore në Prishtinë

Sulmi në Banjskë

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit tre serbëve të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Lajmin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që të pandehurve V.T, B.S dhe D.M iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, në Banjskë më 24 shtator, një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin policor, Afrim Bunjaku.

Në përleshjet që pasuan u vranë edhe tre sulmues.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe.

Kosova e fajësoi Serbinë për sulmin, por e njëjta mohoi çdo përfshirje.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika