Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është përballur me një pengesë gjatë udhëtimit të tij drejt Moskës, ku do të merrte pjesë në ceremonitë e Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq dhe një takim të paralajmëruar me presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas mediave serbe, avioni që po transportonte Vuçiqin u ndal në aeroportin e Bakusë, Azerbajxhan, për shkak se nuk kishte marrë leje për të vazhduar fluturimin drejt kryeqytetit rus.

Shkak për këtë situatë janë bërë operacionet ushtarake në zhvillim mes Rusisë dhe Ukrainës, të cilat kanë përfshirë edhe sulme me dronë në Moskë, duke detyruar autoritetet të mbyllin përkohësisht aeroportet e qytetit.

Fillimisht, të gjitha vendet përgjegjëse për hapësirat ajrore kishin dhënë leje për fluturim, por situata e re ushtarake e bëri të pamundur vazhdimin e rrugës ajrore të presidentit serb. Pas qëndrimit në Baku, është raportuar se Vuçiq ka vazhduar udhëtimin, edhe pse rruga e saktë që ndoqi nuk është bërë publike, sidomos pas raportimeve se Lituania dhe Letonia ia kishin ndaluar kalimin nëpër hapësirat e tyre ajrore.

Vuçiq në Moskë për Paradën e Fitores dhe takim me Putinin