UEFA hap procedurë ndaj Rumanisë për sjellje raciste dhe fyese ndaj Kosovës

UEFA ka njoftuar se është hapur një procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë pas ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 kundër Kosovës, e cila u ndërpre për rreth një orë për shkak të sjelljes raciste të tifozëve rumunë dhe pankartës provokuese "Kosova është Serbi"

Tifozët ultras të Rumanisë

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka njoftuar të enjten se ka hapur një procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë (FFR), nën akuzat për disa shkelje gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 kundër Kosovës, përfshirë për sjellje raciste dhe mesazhe fyese.

Të martën, ndeshja e Grupit I kualifikues mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht u ndërpre për rreth një orë, pasi tifozët vendas bënë thirrje dhe e shpalosën një pankartë qe shkruante “Kosova është Serbi”.

UEFA ka bërë të ditur të enjten në mbrëmje se ka hapur procedura disiplinore ndaj disa federatave pas ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm, përfshirë kundër asaj rumune në lidhje me ndeshjen me Kosovën.

Akuzat me të cilat përballet federata rumune:

  • Bllokimi i rrugëkalimeve publike
  • Ndezja e fishekzjarrëve
  • Hedhja e gjësendeve
  • Mesazhe provokuese të natyrës fyese
  • Sjellje raciste

FFK do të dorëzojë padi për incidentin në ndeshjen kundër Rumanisë

Ndërsa, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar të mërkurën se është duke përgatitur komentet e nevojshme dhe do të dorëzojë padi në Federatën Evropiane të Futbollit (UEFA) dhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) për shkak të shkeljeve të ndodhura gjatë ndeshjes kundër Rumanisë.

FFK ka akuzuar tifozët e Kombëtares së Rumanisë për përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe denigrimin e imazhit të Kosovës përmes kësaj sjelljeje të papërshtatshme.

Ata kanë theksuar se kanë kërkuar ndërprerjen e lojës deri në heqjen e pankartave dhe shprehjeve të tilla të urrejtjes, dhe kjo kërkesë është miratuar nga delegati i ndeshjes.

Ndeshja e luajtur më 13 shtator përfundoi me fitoren 2:0 në favor të Rumanisë dhe ishte e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Rumania është një prej pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, së bashku me Spanjën, Qipron, Greqinë dhe Sllovakinë.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika