Universiteti i Prishtinës do ta shpallë konkursin për studentë të rinj me 12 korrik

UP-ja, ka vendosur që me 12 korrik të vitit 2022, ta hapë konkursin për pranimin e studentëve të rinj

Universiteti "Hasan Prishtina"

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të shpallë konkursin për pranim të studentëve të rinj me datën 12 korrik të vitit 2022.

Studentët duhet të paraqesin dëshmi të kryerjes së shkollës së mesme dhe kalimit me sukses të testit të maturës.

Në shumicën e Fakulteteve, kandidatët potencialë duhet t’u nënshtrohen testeve me shkrim, dhe në rast se marrin pikët e nevojshme do të pranohen si studentë të rinj në ato Fakultete.

Ndërkaq, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri i përgjithshëm i studentëve në universitetet publike për vitin 2020/2021, ishte 54 mijë e 753, apo në përqindje, 57.4% nga numri total i studentëve në universitete publike dhe kolegje private.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika