Uragani Ian, mbi 90 të vdekur në Florida

Numri i viktimave nga Uragani Ian në Florida, raportohet të ketë shkuar në mbi 90. Të paktën gjysma e personave të vdekur janë regjistruar në qarkun Lli, ku ka zbarkuar Ian

Uragani Ian ka goditur me fuqi të madhe Floridan





Numri i viktimave nga Uragani Ian në Florida, raportohet të ketë shkuar në mbi 90, derisa ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimin për të mbijetuarit.

Të paktën gjysma e personave të vdekur janë regjistruar në qarkun Lli, ku ka zbarkuar Ian, uragan i kategorisë së katërt.

Ndërkaq, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pritet të vizitojë Floridan të mërkurën e pesë tetorit, shkruan BBC.

Të hënën ai ka vizituar Puerton Rikon – vend që është goditur nga Uragani Fiona disa ditë para se Ian të godiste Floridan – dhe është zotuar se do të ndajë 60 milionë dollarë për të ndihmuar këtë territor amerikan.

“Do të sigurohemi që ju të merrni secilin dollar që u premtohet”, ka thënë ai.

Uragani Ian ka goditur me fuqi të madhe Floridan.

Stuhia e fuqishme terrorizoi miliona njerëz për pjesën më të madhe të javës, duke goditur Kubën perëndimore përpara se të kalonte nëpër Florida nga ujërat e ngrohta të Gjirit të Meksikës deri në Oqeanin Atlantik, ku mblodhi mjaftueshëm forcë për një sulm përfundimtar në Karolinën e Jugut.

Që atëherë është dobësuar në një ciklon ende të rrezikshëm post-tropikal dhe po kalonte Karolinën e Veriut drejt Virxhinias gjatë natës, duke shtyrë shirat e dendur drejt shteteve të Atlantikut të mesëm.

Uragani Ian ka të ngjarë të ketë shkaktuar “mbi 100 miliardë dollarë” dëme, duke përfshirë 63 miliardë dollarë humbje të siguruara privatisht, sipas firmës së modelimit të fatkeqësive Karen Clark & ​​Company, e cila rregullisht lëshon vlerësime të menjëhershme të katastrofave.

Nëse vërtetohen këto shifra, kjo do ta bënte Ian-in të paktën uraganin e katërt më të kushtueshëm në historinë e SHBA.

Uragani Ian, një nga stuhitë më të forta dhe më të kushtueshme në SHBA





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika