Policia e Kosovës ka vazhduar edhe të premten aksionin e saj në pronat e Milan Radojçiqit në veri të vendit, duke vendosur kamera të sigurisë në lokalin e tij në Mitrovicën Veriore.

Të enjten, policia ka konfiskuar restorantin dhe banesën e kryeterroristit serb, Milan Radojçiq, në veri të vendit.

Konfiskohet restoranti dhe banesa e Radojçiqit në veri

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë për Dukagjinin se kjo është bërë nga zyrtarët e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës

Më 3 prill zyrtarët e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, kanë nisur zbatimin e Urdhrit Ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska.

Nis zbatimi i Urdhrit Ndalues lidhur me pasuritë e paluajtshme të Radojçiqit në veri

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka bërë të ditur se po atë ditë ka filluar edhe identifikimi i pasurive, duke përfshirë edhe vilën e Milan Radojiçiqit.

Dera e banesës dhe zyrës së Milan Radojçiqit, tashmë të sekuestruara nga Policia e Kosovës.
Pamje nga lokali i Milan Radojçiqit në Mitrovicën Veriore, 5 prill 2024.

“Epoka e shantazhit ka marrë fund”, Haxhiu publikon listën e pasurisë së konfiskuar të Radojçiqit

Ministrja Haxhiu gjithashtu ka publikuar dokumentet e listave të pasurive të konfiskuara dhe të sekuestruara të Radojçiqit, i cili, siç ka thënë ajo, është bërë milioner duke përdorur frikën, kërcënimet dhe shantazhet ndaj qytetarëve të komunitetit serb.

E kjo epokë, sipas saj, ka marrë fund dhe ka ardhur koha që qytetarët të jetojnë pa frikë, ndërsa kriminelët të ndëshkohen.