Vazhdon seanca e Apelit për çështjen ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Seanca e Apelit për Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn do të vazhdojë edhe të premten

Gucati e Haradinaj





Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) kanë bërë të ditur se seanca e Apelit për çështjen e Gucatit dhe Haradinajt do të vazhdojë edhe të premten e 2 dhjetorit.

Sipas njoftimit të DhSK, kjo seancë pritet të zhvillohet duke filluar nga ora 09:30.

Më 18 maj, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë shpallur fajtorë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Po ashtu, ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim.

Sipas aktgjykimit, ata janë shpallur fajtorë për “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet kërcënimit të rëndë”, “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi”,  “Frikësim gjatë procedurës penale”, “Shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë të nxjerrë në procedura zyrtare” dhe  “Shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të identitetit dhe të dhënave personale të dëshmitarëve të mbrojtur”.

Ndërsa, u liruan për pikën katër për hakmarrje.

Ndërkaq, të enjten e 1 dhjetorit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka filluar seanca e Apelit në çështjen ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Përmes videolidhjes, Gucati është paraqitur në karrocë për shkak të një operacioni të kryer, pasi është përballur me probleme shëndetësore.

Ndërsa, Nasim Haradinaj po merrte pjesë fizikisht në sallën e gjyqit.

Ish-krerët e UÇK-së apelonin aktgjykimin e dhënë nga trupi gjykues në maj të këtij viti, ku të dy u shpallen fajtorë dhe u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë.

Fillon seanca e Apelit, Gucati paraqitet në karrocë





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika