Vdes 21-vjeçarja në Shtime, dyshohet për ngulfatje nga ushqimi
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 15 maj një grua është dërguar pa shenja jete në emergjencë në Komunën e Shtimes. Policia nëpërmjet raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se pas mbërritjes në emergjencë mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërsa, rasti në Polici është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”. Zëdhënësi i Policisë […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 15 maj një grua është dërguar pa shenja jete në emergjencë në Komunën e Shtimes.
Policia nëpërmjet raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se pas mbërritjes në emergjencë mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Ndërsa, rasti në Polici është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.
Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, për portalin Dukagjini, ka bërë të ditur se viktima është e moshës 21-vjeçare dhe paciente nga “Shtëpia e fëmijëve ” në Shtime.
Sipas tij, ajo dyshohet se është ngulfatur gjatë ngrënies së ushqimit.
“Rreth orës 19:30 , policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se një person D.S ( F/K) e moshës 21 vjeçare paciente nga “Shtëpia e fëmijëve ” në Shtime, për ndihmë mjekësore fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe më pas me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku nga mjekët është konfirmuar vdekja e saj”, ka thënë ai për Dukagjinin.
“Hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë nisur hetimet”, ka thënë tutje Veseli.
Ndërkohë me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.















