Një person ka vdekur në QKUK, i njëjti ishte i lënduar dhe në gjendje kome si pasojë e një aksidenti.

Sipas policisë, aksidenti kishte ndodhur më 14 nëntor të vitit të kaluar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Malishevë – 14.11.2023-17:50. Më 14.03.2024 është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë i lënduar dhe në gjendje kome si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.