Vdiq këmbësorja që u aksidentua te rruga “C” në Prishtinë

"Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja:  D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka arritë të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur"

Rruga "C", Prishtinë (Ilustrim)

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur këmbësorja, që u aksidentua vetëm pak më herët në rrugën “C” në Prishtine. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet.

Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se është arrestuar ngasësi i automjetit.

“Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja:  D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka arritë të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur. Lidhur me këtë rast hetuesit policorë të njësitit të trafikut kanë nisë një hetim ndërkohë që është arrestuar ngasësi i automjetit”, ka thënë Ahmeti.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika