Vela – Petkoviqit: E dini më së miri ku janë kufijtë e Kosovës, e shënoni me rregull në kërkesat për vizitë
Blerim Vela, shefi i Kabineti të presidentes, Vjosa Osmani, i ka reaguar të ashtuquajtur drejtor për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviqit, i cili kishte pretenduar se kufijtë e Kosovës nuk ekzistojnë. “Nga të gjithë zyrtarët e Serbisë, ju e dini më së miri se ku janë kufijtë Kosovës, gjë që ju e shënoni […]
Blerim Vela, shefi i Kabineti të presidentes, Vjosa Osmani, i ka reaguar të ashtuquajtur drejtor për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviqit, i cili kishte pretenduar se kufijtë e Kosovës nuk ekzistojnë.
“Nga të gjithë zyrtarët e Serbisë, ju e dini më së miri se ku janë kufijtë Kosovës, gjë që ju e shënoni me rregull në kërkesat tuaja për ta vizituar Kosovën”, ka shkruar Vela në Twitter.
Më tutje, Vela ia ka bërë me dije Pekoviqti se Lista Serbe është regjistruar me ligje të Republikës së Kosovës.
“SL është e regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës – sipas ligjeve Kosovës”, ka shtuar Vela.
Ndërsa, në fund, Vela ia ka kujtuar lidhjet e Serbisë me Kinë Petkoviqt.
“Petre ngeli akoma nga ekskursioni juaj në Kinë?”, ka përfunduar Vela.
Petre still jet lagged from your excursion to China?
Of all Serbia’s officials, you know best where the borders of 🇽🇰 are, which you duly note in your requests to visit Kosovo.
SL is registered at the Central Election Commission of the Republic of Kosovo – according to 🇽🇰 laws. https://t.co/4H8fBwjKvh
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) August 1, 2023
Petkoviqi i reagon Hovenierit: Lista Serbe është zë i serbëve dhe jo i ambasadave















