Kamera janë duke u vendosur në rrugët e “Lagjes së Boshnjakëve”.

Ekipi i RTV Dukagjinit tash e disa ditë po raporton direkt nga Veriu i Mitrovicës. Të njëjtit kanë siguruar pamje të zyrtarëve të Policisë së Kosovës, të pauniformuar, duke vendosur kamera.

Kraas kësaj, situata atje, përkatësisht në afërsi të Urës së Ibrit është e qetë.

Ajo çka vihet re mëngjesin  së shtunës së 10 dhjetorit, është se patrullimet e Policisë së Kosovës shihen në numër më të vogël sesa ditëve të tjera.

Situatë e qetë në Veri të Mitrovicës në afërsi të Urës së Ibrit