Vendosen kamionë afër objektit të komunës së Leposaviqit

Pas sirenave të alarmit të cilat u dëgjuan në katër komunat veriore të Kosovës, në Leposaviq janë vendosur dy kamionë para komunës, kurse kryetarit të ri të Zubin Potokut i është ndaluar hyrja në objektin e komunës

FOTO: KALLXO.COM

Sirena alarmi u dëgjuan mesditën e së premtes në të katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, ndërkohë që para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq u mblodhën edhe qytetarë.

Po ashtu edhe një numër i shtuar i njësiteve speciale të policisë së Kosovës janë parë në rrugën për Zveçan.

Në Leposaviq, po ashtu, janë vendosur edhe dy kamionë para komunës.

Kryetarit të ri të komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqirit, i është ndaluar hyrja në objektin e komunës.

Ekipi i RTV Dukagjinit që ishte në vend të ngjarjes, tha se bllokimin e kishin bërë disa persona.

Në pamje shihen se para objektit qëndrojnë dhjetra qytetarë, të cilët besohet se janë nga komuniteti serb.

Pak çaste më vonë, ishte lëshuar edhe alarmi i cili në shumicën e kohës kërkon mobilizim të komunitetit serb.

Lëshohet alarmi në veri, kryetarit Zeqiri i ndalohet hyrja në objektin e komunës

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika