“Veprime që do të hyjnë në librat e historisë” – Zelensky për sulmin ndaj bombarduesve rusë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se Ukraina kreu një operacion të suksesshëm me dronë në një fushë ajrore ruse në Siberi, ku pretendohet se janë shkatërruar rreth 40 bombardues. “Një vit, gjashtë muaj e nëntë ditë nga planifikimi deri te ekzekutimi – operacioni ynë më afatgjatë. Njerëzit tanë u tërhoqën nga territori rus […]
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se Ukraina kreu një operacion të suksesshëm me dronë në një fushë ajrore ruse në Siberi, ku pretendohet se janë shkatërruar rreth 40 bombardues.
“Një vit, gjashtë muaj e nëntë ditë nga planifikimi deri te ekzekutimi – operacioni ynë më afatgjatë. Njerëzit tanë u tërhoqën nga territori rus në kohë”, ka deklaruar Zelensky, duke shtuar se operacioni është arritur tërësisht nga Ukraina.
Sipas tij, për sulmin u përdorën 117 dronë dhe çdo dron kishte pilotin e vet. Ai zbuloi se “zyra” e operacionit ukrainas ndodhej pranë zyrave të Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) në një nga rajonet ruse.
Zelensky ka treguar se u takua me kreun e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), gjeneralin Vasyl Malikun, dhe i kërkoi të zbulonte detajet dhe rezultatet e operacionit për publikun.
“Sigurisht jo çdo gjë mund të bëhet publike këtë moment, por këto janë veprime ukrainase që padyshim do të jenë në librat e historisë”, ka thënë Zelensky.
Presidenti ukrainas ka theksuar se 34 për qind e transportuesve të raketave lundruese në fushat ajrore të shënjestruara janë goditur.
“Ukraina po mbron veten dhe me të drejtë. Rusia e nisi këtë luftë, Rusia duhet ta përfundojë atë. Lavdi Ukrainës!”, ka shtuar ai.
Ai ka njoftuar se u përdorën 117 dronë de se çdo dron kishte pilotin e vet./BBC















