Vetëdorëzohet në Polici i kërkuari për përfshirje në vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë
Policia Rajonale e Gjakovës ka bërë të ditur se të enjten është vetëdorëzuar personi i kërkuar, Zef Ademaj, nën dyshimin për përfshirje në vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë. Siç ka raportuar Betimi për Drejtësi, Policia ka konfirmuar se i dyshuari ishte në kërkim që nga 29 qershori 2023. Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari […]
Policia Rajonale e Gjakovës ka bërë të ditur se të enjten është vetëdorëzuar personi i kërkuar, Zef Ademaj, nën dyshimin për përfshirje në vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë.
Siç ka raportuar Betimi për Drejtësi, Policia ka konfirmuar se i dyshuari ishte në kërkim që nga 29 qershori 2023.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ishte në kërkim për veprën penale “Vrasje e rëndë”, e ndodhur më datën 25 qershor në fshatin Madanaj-Gjakovë.
Në datën 29 qershor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kishte lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e Zef Ademajt, i cili banonte në fshatin Zllakuqan-Klinë.
Pas publikimit të fotografisë së tij si personi i kërkuar, Ademaj vendosi që më 14 korrik, të vetëdorëzohet në polici.
Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndryshe, lidhur me rastin e vrasjes së H.I dhe B.I., është arrestuar Gj.Gj., dhe i njëjti është dërguar në masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.















