(VIDEO) Kastrati: Projektligji për tekste shkollore u kontrabandua, VV vodhi vota në Kuvend

Ardian Kastrati, deputet i PDK-së

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka hedhur akuza të rënda ndaj Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe po ashtu Qeverisë.

Kastrati ka thënë se Projektligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga partia kryesore në pushtet duke thënë se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë.

“Miq, ndodhi edhe kjo. VV vjedhi vota në kuvend. Projekt-ligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga VV. Në momentin e votimit qartazi shihet se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë. Edhe vet kryetari Glauk Konjufca në seancë hodhi dyshime nëse kishte vota të mjaftueshme për të kaluar ky projektligj”, ka thënë Kastrati.

Tutje ai ka theksuar se në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 deputetë por saktësisht 60 e që nënkupton se nuk ka pasur kuorum për votimin e projektligjit.

Ai e publikoi edhe një video të seancës në fjalë ku shihet se nuk ka pasur kuorum.

“Në këto pamje dallohet qartë se në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 ligjvënës, por numri i tyre është saktësisht 60 që nënkupton mos plotësimin e kushtit ligjor për t’u konsideruar një votim i rregullt.Pavarësisht kësaj shkelje ligji u konstatua si i votuar”, tha ai.

Ne videon e publikuar nga Kastrati shihen te kene marre pjese vetem 60 deputetë në votim

Deputeti Kastrati po ashtu ka folur për ministren Arbërie Nagavci, për të cilën tha se do të shihet se për cfarë interesa po tenton ta kaloj një projektligj sipas tij të kontrabanduar.

“Pyetja që duhet shtruar është: Pse Arbërie Nagavci po i jep zor për ta kaluar këtë ligj të kontrabanduar? Ajo madje ka prodhuar edhe epizoda humori ku vetëm me dy deputete të VV-së ( me prezencë të saj ) i votojnë amandamentet por pa prezencēn e deputetëve të tjerë të pozitës dhe opozitës. Mjerim dhe komedi! Shumë shpejt do ta kuptoni se ku është zori dhe interesat pas këtij presioni!”, tha Kastrati.

Ne videon e publikuar nga Kastrati shihen te kene marre pjese vetem 60 deputetë në votim

Ndër të tjera Kastrati tha se bashkë me kolegët e tij deputetë edhe nga pozita kanë bërë kërkesë te sekretariati i Kuvendit për të parë se a kanë qenë votat e mjaftueshme për kalimin e projektligjit, por një gjë e tillë ende nuk i është plotësuar.

“Ne deputetët e opozitës por edhe vetë të pozitës kemi bërë kërkesë në sekretariatin e Kuvendit të Kosovës, dhe te kryetari Glauk Konjufca, që të na japin incizimet dhe dokumentacionin që me pa a i kanë pasur votat apo kanë gënjy, dhe kanë kontrabandu ligjin. Tash më nuk vjedhet vetëm rezerva shtetërore, vetëm me energji në KEK, me Martinin, por tash i kanë fut duart në vota. A është gabim apo jo duhet të na tregojë zyra e kryetarit apo sekretaria, duhet të na sqarojnë a duhet të vazhdojmë në grupet punuese në komisionin për arsim”, ka thënë ai.

Tutje ai tha se ministrja Arbërie Nagavci me vetëm dy deputetë të VV-së e ka formuar grupin punues.

“Pas kësaj Arbërie Nagavci e bën grupin punues me vetëm dy deputetë të VV-së, të tjerët ia bojkotojnë punën ndërsa unë në emër të PDK-së dhe kolegia në emër të LDK-së, protestojmë sepse nuk ka mandat”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar mbi ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë,...

Të fundit nga rubrika