(VIDEO) Në Ekuador ekzekutohet një 53-vjeçar shqiptar

Një 53-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Guayaquil, Ekuador. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 në afërsi të spitalit Luis Vernaza, ku shqiptari ndodhej sepse bashkëshortja e tij kishte një të afërm të sëmurë. Dyshohet se ai u sulmua nga persona që mbërritën me një motoçikletë dhe përdorën një armë zjarri të kalibrit 9 milimetra

Një 53-vjeçar shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në Ekuador.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, ku 53-vjeçari u qëllua gjersa ishte në automjet jashtë spitalit Luis Vernaza në Guayaquil.

Ai ndodhej në spital pasi bashkëshortja e tij kishte babain e sëmurë, i cili ndodhej në spital.

Sipas asaj që raportohet, shqiptari dyshohet se është sulmuar nga persona të cilët kanë mbërritur me një motoçikletë.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia Kombëtare, ata kanë përdorur një armë zjarri të kalibrit 9 milimetra, shkruan Euronews.

Ata tentuan ta shtronin me urgjencë burrin në spitalin Luis Vernaza, por më pas ai u dërgua në klinikën Panamericana, ku për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën.

Sipas dëshmisë që ka dhënë bashkëshortja e tij, ai nuk punonte sepse ishte pa dokumente dhe se ishin të afërmit që i dërgonin para nga Shqipëria dhe Kanadaja.

Kjo ngjarje ka ndodhur në të njëjtën ditë kur Dritan Rexhepi u arrestua në Turqi, lajmi për kapjen e tij u përhap më 10 nëntor.

Rexhepi kërkohej nga Shqipëria dhe nga Italia. Përveç kësaj, ai u largua nga Ekuadori, ku duhej të paraqitej si pjesë e masave të paralirimit për një dënim për trafik droge.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika