VIDEO/ Protestë e dhunshme në Serbi, protestuesit përleshen me policinë

Perleshje të forta me policinë kanë shpërthyer mbrëmjen e sotme në qendër të Beograd, pas protestës masive studentore kundër regjimit të presidentit Aleksandër Vuçiq.

Sipas raportimeve të mediave serbe, incidentet më të ashpra janë regjistruan pranë Parkut Pionirski, kur një grup personash të maskuar sulmoi policinë me fishekzjarre, mjete piroteknike dhe topa. Pas përshkallëzimit të situatës, policia dhe Xhandarmëria ndërhynë me forcë, duke përdorur sprej me piper dhe duke shtyrë turmën në rrugët qendrore të qytetit.

Gjithashtu gazetarët kanë raportouar se në rrugët e Beogradit asnjëherë më parë nuk janë parë numër aq i madh forcave të policisë, përfshirë njësi speciale me mburoja metalike dhe automjete policore.

Të paktën tre persona deri mët ani janë raportuar se janë arrestuar gjatë përleshjeve me plicinë, ndërsa policia ka filluar të ndaloj edhe qytetarët që po largoheshin paqësisht nga protesta në Slavija.

Përleshjet më të mëdha me forcat policore janë pa në rrugën Kralja Milana dhe pranë Monumentit të Ujkut.

Tubimi i sotëm vjen vetëm një javë pasi studentët serbë publikuan një memorandum lidhur me Kosovën, dokument që ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe politik në Kosovë.

Përmbajtja e memorandumit është interpretuar si përpjekje e studentëve për të artikuluar qëndrime politike dhe shoqërore mbi çështjen e Kosovës në kuadër të krizës së vazhdueshme politike në vend.

Pas memorandumit për Kosovën, studentët serbë mobilizojnë Beogradin për protestën e madhe në Sllavijë

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika