Vitia pas shpërthimit të veturës së drejtorit të QKUK-së: S’ka kthim pas, asnjë prej nesh nuk do ta lejojë këtë
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar pas shpërthimit të dyshuar që ndodhi paraditen e 30 prillit në veturën private të ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari. Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka deklaruar se kushdo që provon të sfidojë shtetin dhe institucionet do të dështojë, ndërsa paralajmëroi se […]
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar pas shpërthimit të dyshuar që ndodhi paraditen e 30 prillit në veturën private të ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari.
Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka deklaruar se kushdo që provon të sfidojë shtetin dhe institucionet do të dështojë, ndërsa paralajmëroi se sulmi do të marrë përgjigjen e merituar.
“Kushdo që ka provuar të vendosë në sprovë shtetin dhe institucionet e vendit do të dështojë. Sulmi ndaj U.d. Drejtorit të QKUK-së do të marrë përgjigjen që meriton. Nuk ka kthim pas sepse asnjë prej nesh nuk do ta lejojë këtë në asnjë rrethanë”, ka shkruar Vitia.
Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, pak para fillimit të mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).
Sipas njoftimit zyrtar të ShSKUK-së, vetura ishte e parkuar në parkingun e administratës kur ndodhi dëmtimi, ndërsa për incidentin janë njoftuar menjëherë organet kompetente.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tashmë ka nisur procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat.















