Vizita e kongresistëve amerikanë në Luginë, Arifi: Mund ta “rizgjojë” BE-në për çështjen e shqiptarëve 

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ka komentuar vizitën e fundit të delegacionit të kongresistëve amerikanë në Luginën e Preshevës, duke theksuar se kjo vizitë pritet të sjellë konfirmim të gjetjeve dhe shqetësimeve ekzistuese për gjendjen e shqiptarëve në këtë rajon.

Delegacioni i kongresistëve në Preshevë: Ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë

Në një lidhje direkte në Five të TV Dukagjinit, Arifi ka thënë se kongresistët amerikanë do të befasohen në mënyrë negative nga qasja e Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si dhe nga kushtet e jetesës dhe funksionimit institucional në këtë zonë.

Ai shtoi gjithashtu se, sipas tij, Bashkimi Evropian ka treguar një qasje më të rezervuar ndaj kësaj çështjeje, ndërsa zhvillime të tilla mund të “rizgjojnë” interesin e BE-së për të adresuar më me seriozitet problemet e shqiptarëve në Serbi.

“Vizita e tyre do t’i konfirmoj gjetjen që janë prezantuar. Ata do të befasohen në mënyrën negative për qasjen e Serbisë karshi shqiptarëve të Luginës. Por edhe mënyrën se si jetohet, veprohet e të tjera. Do të jetë edhe një raport, besoj që do të ketë ende shumë punë për të iu qasur më seriozisht edhe institucionet e tjera në SHAB me këtë çështje. Që të krijime, të bëhet si një kush, që BE i ka mbyllur sytë në këtë pikë. Dhe besoj që kjo mund ta rizgjojë edhe BE, që Serbia nuk mund të jetë evropiane derisa nuk sillet si e tillë”, ka thënë Arifi.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika