Von Cramon për liberalizimin e vizave: Nuk ka asnjë arsye që të mos bëhet menjëherë

Ndonëse nuk u arrit konsensus, Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së ka njoftuar se vendet anëtare kanë bërë përparim në negociata. Lidhur me nëntorin e vitit të ardhshëm, atëherë kur thuhet se mund të bëhet liberalizimi i vizave, Von Cramon, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që e njëjta të mos bëhet menjëherë

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon





Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që të mos bëhet liberalizimi i vizave menjëherë për qytetarët e Kosovës.

Një reagim i tillë i Von Cramon vjen pas raportimeve se në takimin e së mërkurës të Grupit Punues për vizat, është vendosur që liberalizimi të hyjë në fuqi më nëntor të vitit të ardhëshëm e krahas kësaj, edhe sistemi ETIAS.

“Epo, pse vetëm nëntor 2023? Nuk ka asnjë arsye që të mos jepet menjëherë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Të mërkurën, u mbajt diskutimi i dytë për liberalizimin e vizave me Kosovën nën Presidencën Çeke me ç’rast, shtetet anëtare diskutuan propozimin kompromis të Presidencës mbi kërkesën për të lidhur liberalizimin e vizave për Kosovën me funksionimin e sistemit ETIAS. Megjithatë, nga takimi nuk pati konsensus.

“Pas një diskutimi të gjatë, nuk u arrit konsensus; vendet anëtare, megjithatë, bënë përparim të rëndësishëm në negociata”, ka njoftuar presidenca, gjersa e njëjta ka theksuar se do t’i rikthehet diskutimeve dypalëshe dhe do të përpiqet të përfundojë sa më shpejt punën për këtë çështje të rëndësishme.

Presidenca çeke lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën: Nuk u arrit konsensus





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika