Von Cramon reagon pas dhuratës së Daudov për Vuçiq

Një foto është bërë në fund të takimit të tyre kur Daudov i prezantoi Vuçiqit burkën dhe papakën kombëtare çeçene. Lidhur me këtë, Von Cramon ka reaguar me një postim me mardhëniet ndërkombëtare të dikushme të Vuçiq dhe ato të sotmet





Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar në Beograd me këshilltarin e kreut të Republikës Çeçene, Ramzan Kadyrov, nga i cili mori një dhuratë interesante.

Në emër të liderit çeçen Ramzan Kadyrov, këshilltari i tij në vendet arabe dhe myslimane, Turko Daudov, ka zhvilluar një takim pune me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Një foto është bërë në fund të takimit të tyre kur Daudov i prezantoi Vuçiqit burkën dhe papakën kombëtare çeçene, transmeton N1.

Lidhur me këtë postim ka reaguar edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

“Si filloi…. Si po shkon”, ka shkruar Von Cramon në Twitter gjersa shihet një foto e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel.

Sipas mediumit serb, Vuçiq falënderoi popullin rus për një komb vëllazëror dhe shtoi se marrëdhëniet ruso-serbe nuk mund të shkatërrohen nën asnjë lloj presioni.

Lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës, Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që të mos bëhet liberalizimi i vizave menjëherë për qytetarët e Kosovës.

Një reagim i tillë i Von Cramon vjen pas raportimeve se në takimin e së mërkurës të Grupit Punues për vizat, është vendosur që liberalizimi të hyjë në fuqi më nëntor të vitit të ardhëshëm e krahas kësaj, edhe sistemi ETIAS.

“Epo, pse vetëm nëntor 2023? Nuk ka asnjë arsye që të mos jepet menjëherë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Von Cramon për liberalizimin e vizave: Nuk ka asnjë arsye që të mos bëhet menjëherë





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika