Vuçiq në OKB thotë se Kosova është ‘pjesë e pandashme e Serbisë’
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka thënë se Kosova është ‘pjesë e pandashme e Serbisë dhe shtylla kryesore e identitetit dhe trashëgimisë shpirtërore të Serbisë’. Ai tutje tha se për ta Kosova nuk është vetëm një copë tokë teksa pretendon se serbët në […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka thënë se Kosova është ‘pjesë e pandashme e Serbisë dhe shtylla kryesore e identitetit dhe trashëgimisë shpirtërore të Serbisë’.
Ai tutje tha se për ta Kosova nuk është vetëm një copë tokë teksa pretendon se serbët në Kosovë jetojnë në “kushte dramatike”, shkruan REL, transmeton Dukagjini.
“Për ne serbët, nuk është vetëm një copë tokë, por djepi i spiritualitetit dhe ekzistencës sonë në këtë tokë. Atyre u mohohen të drejtat themelore të njeriut – e drejta për jetë, e drejta për lëvizje, arsim dhe kujdes mjekësor. Atyre u mohohet qasja në vendin e tyre të punës dhe pronën”, tha Vuçiq.
Ai tha gjithashtu se Serbia beson në dialogun me Kosovën nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.















