Vuçiq para vizitës së emisarëve: Jam për hapa të vegjël, mos të presim ndonjë marrëveshje të madhe

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, një ditë para vizitës së emisarëve në Kosovë dhe Serbi, ka thënë se “nuk duhet të ëndërrojmë për diçka që të gjithë e dimë se nuk do të ndodhë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më parë parapëlqen të bëjë hapa të vegjël kur bëhet fjalë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, sesa çështja të përfundojë me një marrëveshje të madhe që do të përfshinte njohjen e Kosovës.

Në një intervistë për Bloomberg, Vuçiq ka thënë se nuk duhet “të ëndërrojmë” për diçka që, sipas tij, “dihet” se nuk do të ndodhë.

“Duhet të ndryshojmë situatën në terren me hapa të vegjël, të ndërtojmë besimin mes dy palëve dhe më pas të shohim se si mund t’i qasemi çdo gjëje tjetër. Ne nuk duhet të ëndërrojmë për diçka që të gjithë e dimë se nuk do të ndodhë”, ka thënë Vuçiq, shkruan Danas.

Presidenti serb, po ashtu, i ka shprehur mirënjohje Moskës për mbështetjen e saj në lidhje me Kosovën.

“Ne jemi mirënjohës Rusisë për mbështetjen e saj në lidhje me Kosovën. Serbia për këtë arsye nuk mund të mbështesë sanksionet ekonomike kundër Moskës”, ka thënë ai.

Ai tregoi se si lider serb ka zhvilluar dhjetëra takime me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në vitet e mëparshme.

“Ne thamë që në fillim se nuk jemi në gjendje dhe nuk mund të mbështesim pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Për ne, Krimea dhe Donbasi janë territore ukrainase dhe kështu do të mbeten”, shtoi ai.

Ndryshe, përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet ta vizitojnë të premten Prishtinën.

Kështu ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media, ku e ka konfirmuar vizitën e këtij delegacioni në Kosovë dhe Serbi.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Gjermanisë (Jens Plettner), të Francës (Emmanuel Bonne) dhe të Italisë, pritet të jenë në Kosovë.

“Vizitat e përfaqësuesve tanë njoftohen nga institucionet e BE-së. Vërtet emisari Lajçak do të udhëtojë këtë javë në rajon, që është në kuadër të tentimeve për ta avancuar dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Lajçaku do ta vizitojë Kosovën e Serbinë këtë të premte”, ka thënë Stano.

Kosova pritet të vizitohet nga pesë diplomatë të fuqishëm ndërkombëtarë

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika