Vuçiq thotë se Kurti do të takohet me Macronin, dhe “pritet të paraqesë dy kërkesa të rrezikshme”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’i paraqesë dy kërkesa gjatë takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, që pritet të mbahet të premten.

Në një intervistë për TV Prva, Vuçiq ka pretenduar se Kurti do të kërkojë largimin e forcave të NATO nga veriu i Kosovës, si dhe mbështetjen e Francës për vendosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në atë zonë.

Ai po ashtu ka thënë se Kurti pritet të kërkojë nga Franca që Serbisë t’i kushtëzohet përdorimi i armëve, duke kërkuar që ato të mos përdoren kundër shqiptarëve.

“Shpresoj që askush në NATO nuk do ta mbështesë këtë kërkesë. Jam i sigurt se miku im Macron nuk do ta bëjë një gjë të tillë. Do të ishte një sulm direkt për paqen dhe popullin tonë”, ka deklaruar Vuçiq.

Sipas tij, autoritetet në Beograd kanë marrë informacione përmes “njerëzve rreth Kurtit” lidhur me agjendën e këtij takimi, për të cilën ai tha se përfshin katër tema dhe dy kërkesa.

Ndërsa, nga Zyra e Kryeministrit ende nuk është konfirmuar agjenda për një takim të tillë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika