“VV-ja kurrë më në jetë s’i merr 50% të votave”, Rrustemi i VV-së i reagon Tahirit të AAK-së

"Besnik Tahiri mos u rrëmbe dhe ecë përtoke se qishtu do kolegë t'u në 2021 thonin edhe Adem Jashari m'u qu s'ka mundësi 50%"

Adnan Rrustemi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje

Gjatë ditës së shtunë shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, me bindje të plotë ka thënë se se partia në pushtet, LVV-ja, nuk do t’i marrë më 50 për qind të votave.

“Si do të jetë qasja jonë sa do të mundemi të mobilizojmë nuk e di, por një e di që kurrë më në jetë 50 për qind. Asnjëherë, një herë i ka marrë duke thënë këta janë garda e vjetër duhet me shku në shtëpi por më nuk ndodh kurrë. Njerëzit kanë me lyp rezultate, të cilat nuk i ka kjo qeveri”, ka thënë Tahiri për KP.

E kësaj deklarate të Tahirit të AAK-së i ka reguar depueteti i VV-së, Adnan Rrusetemi, i cili i ka kërkuar Tahirit të “mos rrëmbehet dhe të ecë për toke”.

“Besnik Tahiri mos u rrëmbe dhe ecë përtoke se qishtu do kolegë t’u në 2021 thonin edhe Adem Jashari m’u qu s’ka mundësi 50%. E nëse ke mendu veç më shumë, kjo është tjeter”, ka shkruar Rrustemi.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika