Zelensky viziton Khersonin e goditur nga përmbytjet pas shkatërrimit të digës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vizituar qytetin Kherson të enjten për t'u takuar me zyrtarët lokalë dhe për të vëzhguar dëmet e përhapura të shkaktuara nga përmbytjet pas shembjes së digës Kakhovka

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy flet me ministrin e Brendshëm, Ihor Klymenko teksa ai viziton një zonë të përmbytur në Kherson më 8 qershor, Reuters.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ka vizituar rajonin Kherson, ku mijëra njerëz po merren me efektet nga përmbytjet pas shkatërrimit të digës Kakhovka.

Zelensky ka ndarë një video në Telegram të takimit të tij me zyrtarë dhe ka thënë se ata diskutuan për evakuimet, rivendosjen e ekosistemit të rajonit dhe situatën ushtarake në zonë.

Kjo pasoi fjalimin e tij të së mërkurës, në të cilën ai bëri thirrje për një “përgjigje të qartë dhe të shpejtë nga bota”.

Ai ka thënë “duhen përpjekje në shkallë të gjerë” duke përfshirë ndihmën e grupeve të tilla si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg “premtoi se mekanizmat e NATO-s do të përdoren për të ofruar ndihmë humanitare.”

Kuleba dhe Stoltenberg njoftuan se do të udhëheqin një takim të enjten me aleatët e NATO-s për të diskutuar situatën.

Shpëtuesit ukrainas të enjten thanë se evakuuan më shumë se 2,000 njerëz nga zonat e zhytura.

Guvernatori i rajonit Kherson ka thënë të enjten rreth 600 kilometra katrorë ishin nën ujë.

Guvernatori Oleksandr Prokudin ka deklaruar se rreth dy të tretat e tokës së përmbytur ishte në anën e lumit Dnipro të pushtuar nga Rusia, ndërsa një e treta ishte në anën e kontrolluar nga Ukraina.

Prokudin ka thënë se përpjekjet për të evakuuar njerëzit nga zonat e përmbytura ishin duke vazhduar.

Ukraina e kishte akuzuar Rusinë se e kishte sulmuar digën më të madhe në lumin Dnieper në rajonin e Khersonit të pushtuar nga Rusia.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika