Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, në një takim me kryetarët e komunave dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ka thënë se edhe në komunën e Zubin Potokut, regjistrimi do të fillojë të hënën.

“Në komunën e Zubin Potokut, regjistrimi do të fillojë të hënë. Sot pritet t’i nënshkruajmë kontratat e një pjese për shkaqe teknike. Dua të them që shumica konkurrente e shumicës serbe janë tërhequr nga konkurrenca e tyre. Kanë mbetur vetëm dy, janë disa shenja që do të na përcjellin probleme teknike. Unë pajtohem me parafolësit, është dashur të jetë një kampanjë më e madhe dhe të gjitha kapacitet do t’i shtimë në funksion, të dalim sa më të suksesshëm”, ka deklaruar Zeqiri.

Gjithashtu, ai ka theksuar se do të ketë probleme teknike, por se do t’i ofrojnë kapacitetet e tyre për të qenë sa më të suksesshëm.

“Do të kemi probleme teknike edhe pse ne do t’i qesim kapacitetet tona në bashkëpunim me të gjithë akterët që me dal sa më të suksesshëm. Ka pak probleme, unë e shoh një problematikë, por do të bëjmë aq sa mundemi për me dal sa më të suksesshëm”, ka thënë Zeqiri.

Ndërkaq, drejtori Ekzekutiv i Institutit për Krimet e Kryera gjatë luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, ka thënë se kemi filluar me popullimin e arkivit të Institutit të luftës dhe do të bëhet plotësimi i fondit përmes materialeve të ndryshme që vijnë nga burime të ndryshme.

“Ne kemi filluar punën, respektivisht jam lajmëruar nga nëntori dhe kemi arritur t’i takojmë disa prej organizatave dhe kemi filluar me popullimin e arkivit të Institutit të luftës. Do të bëhet plotësimi i fondit përmes materialeve të ndryshme që vijnë nga burime të ndryshme, ku edhe kryetari Drenasit në mënyrë kur të grumbullohen të gjitha të dhënat, është e paraparë që dosjet do të plotësohen më së miri që është e mundshme. Shpresoj në muajt në vazhdim në momentin që të funksionalizohemi do t’ju kontaktojmë secilit prej juve veç e veç”, ka deklaruar ai, transmeton EO.

Sipas tij, disa prej komunave veç i kanë dorëzuar materialet siç ishte përmendur nga kryetari i Kaçanikut.

“Ne do të provojmë t’i grumbullojmë secilën për të gjitha këto materiale pa marrë parasysh të gjithë akterëve që gjinden”, ka shtuar ai.

Kurti: Të dhënat mbi popullsinë na ndihmojnë në orientimin e politikave për qytetarët

Ndër të tjera, kryeministri Kurti ka kërkuar që të përfshihen të gjitha dokumentimet me shkrim të krimeve të kryera gjatë luftës.