Zgjedhjet e reja, nis takimi i Haxhiut me Radoniqin
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim kryetarin e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi. Takimi po zhvillohet në ambientet e Presidencës, njofton Dukagjini. Kujtojmë se ky takim vjen pasi mbrëmë deputetët dështuan të zgjedhin presidentin e ri, kësisoj vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.
Kopjojeni dhe ngjiteni këtë URL te sajti juaj WordPress që të trupëzohet
Kopjojeni dhe ngjiteni këtë kod te sajti juaj që të trupëzohet